Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Llapushnik.
Në këtë aksident trafiku janë përfshirë dy vetura dhe një përson ka pësuar lëndime trupore.
Kjo është konfirmuar nga ana e zëdhënësit të Policisë, Bajram Krasniqi.
“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fsh. Llapushnik). Njësia e trafikut nga vend-ngjarja njofton se në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit një personi i është ofruar ndihmë mjekësore” u shpreh Krasniqi.
Policia është marrë me procedurat e rastit, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/