Kvaratskhelia largohet nga Napoli, PSG favorite për të nënshkruar me anësorin gjeorgjian

Khvicha Kvaratskhelia do të largohet nga Napoli gjatë muajit janar.
Sulmuesi gjeorgjian përfundimisht ka vendosur të mos luaj me skuadrën napolitane, shkruan IndeksOnline.
Skuadra e PSG-së është favorite për të transferuar Khvicha Kvaratskhelia.
Madje raportohet se Paris Saint-Germain ka dërguar ofertë prej 80 milionë euro në drejtim të Napolit.
Po ashtu edhe agjentët e Kvaratskhelia kanë pasur bisedime me PSG-në për kushtet personale./IndeksOnline/