Armando Broja i pafat, lëndohet përsëri

Lëndimet vazhdojnë ta përcjellin fatin e keq të Armando Brojës.
Sulmuesi i kombëtarës së Shqipërisë ka pësuar një lëndim të ri, shkruan IndeksOnline.
Vetëm 20 minuta pasi u inkuadrua në ndeshjen e FA Cup, mes Evertonit dhe Peterborough, Broja u lëndua dhe u detyrua të largohet nga fusha.
Kujtojmë që 23-vjeçari pati një lëndim të rëndë, ku nuk luajti për një kohë të gjatë, derisa u rikthye pas më shumë se gjashtë muajve./IndeksOnline/