75 Mall Live Search
12:18 / E Premte, 10 Janar 2025 / mp

Lyra Osmani emërohet inspektore e përgjithshme

Qeveria ka miratuar propozimvendimin për emërimin e Lyra Osmanit si inspektore e përgjithshme.

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që kandidatja Lyra Osmani të emërohet inspektore e përgjithshme me mandat 4-vjeçar.

“Si kandidatë më të besueshëm pas testimit dhe intervistës janë vlerësuar dy kandidatë, Lyra Osmani dhe Bujar Mustafa. Propozoj që kandidatja Lyra Osmani të emërohet inspektore e përgjithshme me mandat 4- vjeçar”.