75 Mall Live Search
13:15 / E Premte, 10 Janar 2025 / S Z

Lushaku-Sadriu: Edhe në kuvend do të jem zëri i fëmijëve

Drejtoresha e Arsimit e Komunës së Prishtinës Jehona Lushaku-Sadriu, ka nënshkruar me Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, zotimin  për të mbështetur mbrojtjen e fëmijëve.

KOMF-i ka kërkuar nga kandidatët për deputetë, që të mbështesin zotimet për mbrojtjen e fëmijëve. Lushaku-Sadriu ka thënë se do ta mbështesë pa rezervë fushatën e KOMF-it dhe se në kuvend do të jetë zëri i fëmijëve.

“Edhe në kuvend do të jem zëri i tyre. Sapo e nënshkrova zotimin për të mbështetur mbrojtjen e fëmijëve sepse dua të jem zëri i fëmijëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka kërkuar nga kandidatët për deputetë që të mbështesin zotimet për mbrojtjen e fëmijëve. E mbështes pa asnjë rezervë fushatën e ‘Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF’. Me kënaqësi do të investoj në politikat për mirëqenien e fëmijëve pa dallim, duke e bërë atë çështje prioritare për Kuvendin e ardhshëm”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Ndërsa ka pohuar se angazhimi për mirëqenien e fëmijëve për të është vetëm zgjerim në një dimension tjetër, krahas punës për reformim të arsimit, po ashtu më fëmijë, e nisur në Prishtinë dhe së shpejti e shtrirë edhe nëpër të gjitha komunat e Kosovës.