Ish-ministri gjerman sulmohet me shkumë në fytyrë, në mes të fjalimit

Ish-ministri gjerman i Financave dhe kandidati i Liberal Demokratëve të Lirë, Christian Lindner, është sulmuar me shkumë në fytyrë teksa mbante një fjalim elektoral.
Pamjet që bënë xhiro në rrjete sociale dhe ishin kryefjalë e mediave ndërkombëtare tregojnë momentin kur një vajzë e re i plas në fytyrë atë që dukej si torte por në fakt ishte shkumë rroje.
Vajza e cila sulmoi kandidatin për kancelar vinte nga radhët e partisë së tij.
Ish-ministri i Financave në Gjermani reagoi pas incidentit duke thënë se ai nuk u godit me krem torte por thjesht me shkumë sapuni duke ironizuar dhe duke thënë se ky sulm mund të ishte organziuar më mire që të merrte vëmendjen e duhur.
Zgjedhjet e parakohshme për kancelar në Gjermani janë caktuar të mbahen më 23 shkurt, pas rënies së koalicionit qeverisës të kancelarit Olaf Scholz.
Der FDP-Vorsitzende Christian Lindner ist bei einem Wahlkampfauftritt in Greifswald von einer jungen Frau mit Schaum beworfen worden. Mehr dazu: https://t.co/ijweI3jkIc pic.twitter.com/6O11kAzAeZ
— WELT (@welt) January 9, 2025