Rexha i PDK-së viziton fabrikën e ëmbëlsirave: Bashkë e bëjmë Kosovën ma mirë!

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Fatbardh Rexha, ka vizituar fabrikën për prodhimin e ëmbëlsirave “Fibello”.
Rexha ka biseduar nga afër me punonjësit e kësaj fabrike, duke dëgjuar sfidat dhe synimet e tyre për të kontribuar në ekonominë kosovare.
“Me standarde të larta prodhuese, kushte të mira për punëtorë dhe produkte të shijshme, fabrika e prodhimit të ëmbëlsirave “Fibello” pasqyron vullnetin e madh për punë dhe strategjinë e duhur të të bërit biznes.
Faleminderit për mbështetjen, bashkë e bëjmë Kosovën ma mirë!”, shkroi Rexha në Facebook.