75 Mall Live Search
09:06 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / L A

Flet Guardiola rreth mosaktivizimit të Walker

Manchester City duket se po rikthehet dalëngadalë në formën e tyre.

Në këtë sezon, ylli i skuadrës Kyle Walker ka humbur vendin e tij në formacion startues, me Guardiolën që aktivizon të riun Rico Lewis në vend të tij.

Walker, u lidh me një largim nga City, ku flitej për një interesim nga skuadrat e Arabisë Saudite, madje për të cilën foli dhe Guardiola rreth kësaj.

“Kyle Walker në Saudi? Nuk e di për këtë”. “Ndoshta ai nuk i luan minutat si në të kaluarën. Rico Lewis po luan shumë mirë, dhe sigurisht qendërmbrojtësit dhe Josko. Unë vendos për këtë”, u shpreh Guardiola.

Walker, këtë sezon ka bërë vetëm 18 paraqitje në të gjitha garat për Manchester Cityn./IndeksOnline/