Ahmeti falënderon të gjithë pjesëmarrësit në tubimin e LDK-së: Vazhdojmë së bashku…!

Lidhja Demokratike e Kosovës sot nisi zyrtarisht fushatën zgjedhore, me qindra qytetarë që u mblodhën në “Pallatin e Rinisë” për të mbështetur partinë e tyre të zemrës.
Përveç programit qeverisës, LDK-ja prezantoi edhe kandidatët e saj për deputet, në mesin e të cilëve është edhe Imri Ahmeti.
7-shi i LDK-së falënderoi të gjithë pjesëmarrësit në tubim.
“Ishte një festë e vërtetë e fitores falë pranisë dhe kontributit tuaj të jashtëzakonshëm. Faleminderit shumë! Vazhdojmë së bashku për të sjellë ndryshimin”, u shpreh ai, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar aktivistë dhe veprimtarë të LDK-së,
Ju falënderoj nga zemra për pjesëmarrjen tuaj sot në tubimin e hapjes së fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ishte një festë e vërtetë e fitores falë pranisë dhe kontributit tuaj të jashtëzakonshëm.
Faleminderit shumë!
Vazhdojmë së bashku për të sjellë ndryshimin.
#LDK124
#BëhuNdryshimi
