Manaj: LDK dëshmoi se është shtëpia e shpresës dhe e zërit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Shkëmb Manaj (29), ka falenderuar të gjithë të pranishmit që ishin dje në hapje të fushatës së kësaj partie.
Ai ka thënë se dje u dëshmua se LDK është shtëpia e shpresës dhe zëri i qytetarëve për ndryshim.
”Prania juaj sot na dha më shumë se sa mbështetje – ajo na dha besim, forcë dhe energjinë për të çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë më të drejtë, më të bashkuar dhe më të fortë.
LDK sot dëshmoi se është shtëpia e shpresës dhe e zërit të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Të bashkuar si kurrë më parë, jemi gati të ndërtojmë një Republikë që nuk bën dallime, por reflekton ëndrrat dhe vlerat tona më të larta!” ka shkruar Manaj.
Postimi i plotë: