Abdixhiku sot me tubim në Kamenicë dhe tri takime në Viti e Gjilan

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, sot nga ora 15:00 do të takohet me stafin shëndetësor në Viti.
Ndërsa nga ora 16:00 do të mbaj takim me stafin e mësimdhënësve në kampusin e shkollave të mesme në Viti.
Përderisa tubimin elektoral e ka në Kamenicë nga ora 18:00 dhe takimin e fundit me qytetarët e lagjes “Dardania” në Gjilan.
Kështu ka bërë të ditur zyra e informimit të LDK-së, e cila ka dërguar agjendën tërëditore.
Agjenda e kandidatit të LDK-së për kryeministër, dr. Lumir Abdixhiku:
E hënë, 13 janar 2025
15:00, Takim me stafin shëndetësorë në QKMF Viti
16:00, Vizitë dhe takim me stafin e mësimdhënësve në kampusin e shkollave të mesme në Viti
18:00, Tubim elektoral në Kamenicë, vendi: Pëllumbi Deluxe
19:30, Takim me qytetarët e lagjes “Dardania” në Gjilan vendi: Restaurant “Parajsa”.