75 Mall Live Search
10:33 / E Hënë, 13 Janar 2025 / k.v

Rënie e rasteve të kontrabandës, më 2024, 33% më pak se një vit më parë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e rasteve të kontrabandës me mallra për vitin 2024, ku rezulton një rënie e ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij viti janë regjistruar 56 raste të kontrabandës, ndërsa në vitin 2023 numri i rasteve ishte 84, transmeton IndeksOnline. 

Kjo nënkupton një ulje prej rreth 33.3% të rasteve të kontrabandës krahasuar me një vit më parë. Policia ka theksuar se kjo rënie është rezultat i kontrolleve të shtuara dhe masave të ndërmarra për parandalimin e veprimtarive të paligjshme. 

Policia dhe Dogana vazhdojnë të mbajnë nën vëzhgim zonat kufitare dhe rrugët e dyshimta të kontrabandës, duke paralajmëruar se lufta kundër këtij fenomeni mbetet një prioritet i lartë për institucionet e sigurisë në vend./IndeksOnline/