Beyonce ndihmon LA-në me 2.5 milionë dollarë

Fondacioni BeyGOOD e Beyonces ka njoftuar se artistja ka dhuruar 2.5 milionë dollarë për Fondin e Ndihmës nga zjarri në Los Anxhelos për të ndihmuar ata që kanë nevojë.
“Los Anxhelos ne qëndrojmë me ju”, thuhet në njoftimin e fondacionit.
“BeyGOOD po merr masa duke shpallur LA Fire Relief Fund me një donacion prej 2.5 milionë dollarësh. Fondi është caktuar për të ndihmuar familjet në zonën Altadena/Pasadena. Fondi do të shkojë gjithashtu në kisha dhe qendra komunitare në zona të tjera të prekura për të adresuar nevojat imediate të atyre që janë prekur nga zjarret”, vazhdon deklarata.
BeyGOOD “përqendrohet në barazinë ekonomike duke mbështetur programe të margjinalizuara dhe me burime të pamjaftueshme, të përkushtuara për t’u shërbyer njerëzve përmes bursave arsimore, avokimit të praktikave dhe aksesit në burime për avancimin e sipërmarrjes dhe qëndrueshmërisë së biznesit të vogël në të gjithë vendin dhe jashtë vendit”.