75 Mall Live Search
10:50 / E Hënë, 13 Janar 2025 / S Z

Ministri Maqedonci dhe komandant Jashari për vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari po qëndrojnë për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se gjatë kësaj vizite, ministri Maqedonci do të zhvillojë takime të nivelit të lartë në Departamentin e Mbrojtjes, në Departamentin e Shtetit, në Senatin e SHBA-së dhe në institucione të tjera.

“ Këto takime po zhvillohen në kuadër të fuqizimit të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim..