75 Mall Live Search
11:15 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Lahi Brahimaj ka një thirrje sot për Gjakovën me rrethinë

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social në Facebook ka bërë një thirrje për qytetarët e Gjakovës me rrethinë.

Ai fillimisht ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe përkrahjen e tyre në hapjen e tubimit që AAK-ja e mbajti ditën e djeshme në Prishtinë.

‘’Dua t’ju ftojë që të merrni pjesë në mënyrë masive në tubmin, i cili do të mbahet sot në Gjakovë në sallën ‘’Shani Nushi’’, ora 17:30. Ejani t’ju tregojmë se ata që e dënuan Gjakovën për katër vjet nuk kanë vend në Gjakovë’’, është shprehur Brahimaj.

AAK-ja fushatën e nisi më 11 janar në Prekaz, ndërsa dje mbajti tubim në Prishtinë./Indeksonline/