75 Mall Live Search
12:08 / E Hënë, 13 Janar 2025 / Z S

Zgjedhjet në Shqipëri, interes i lartë për votën e diasporës, deri tani 8529 kërkesa

Prej pak ditësh ka nisur regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit.

Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 8529 emigrantë me banim në Diasporë.

Vetëm 1024 kërkesa janë votuar deri tani, sipas njoftimit të KQZ-së.

Ndërkohë vihet re që numri i meshkujve që kanë aplikuar është 6152, ndërsa i femrave 2377.

Aplikimet mbyllen, më12 mars 2025, raporton Topchanel.

Në 11 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë dhe parlamentin e ri.