75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 13 Janar 2025 / L K

Bejta e bindur: Po fitojmë më 9 shkurt

Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Fiknete Bejta, është e bindur në fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Numri 69 në listën e LDK-së ka thënë se rizgjimi i elektoratit të LDK-së është i pabesueshëm.

“Po fitojmë, më 9 shkurt.
Ka një rizgjim të pabesueshëm mes anëtarësisë dhe mbështetësve të LDK-së në këtë fushatë. Nga takimet dhe tubimet e shumta, po gjejmë shpresën e ringjallur që i ishte venitur Kosovës në këto vitet e fundit.
Qytetarët po i kthehen LDK-së, lëvizjes së vjetër që vendosi rrënjët e Republikës dhe partisë që e konsolidoi shtetin e Kosovës. Ndryshimi është nevojë, por tani edhe dëshirë e zjarrtë”, shkruan Bejta në Facebook./Indeksonline/