75 Mall Live Search
13:34 / E Hënë, 13 Janar 2025 / mp

Sulmi ushtarak në Nigeri vret 16 civilë

Të paktën 16 civilë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë, në Zamfara janë vrarë në një sulm ajror ushtarak, pasi dyshohet se janë ngatërruar me banda kriminale.

Banorët i thanë mediave lokale se viktimat ishin anëtarë të grupeve lokale vigjilente dhe civilë që mbroheshin nga bandat e armatosura të njohura për rrëmbimin e njerëzve, shkruan BBC-i, transmeton Klankosova.tv.

Sulmet kishin në shënjestër bandat militante në zonat Zurmi dhe Maradun dhe guvernatori i shtetit, Dauda Lawal, i ofroi ngushëllimet e tij komunitetit.