Si në filma, gruaja arrin të futet në aeroplan pa pasaportë dhe dokumenta (Pamje)

Në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, janë parë skena si në filma. Një grua arriti të shmang me mjeshtëri portat elektronike dhe rojet e sigurisë, duke u zvarritur në dysheme.
Pasagjerja është është shtetase e Serbisë dhe ka tentuar të hipë në fluturimin e Wizzair me destinacion Maltë pa biletë apo pasaportë.
Gruaja madje arriti në aeroplan, por më pas stafi i Wizzair kuptoi se ajo nuk kishte biletë dhe u nxor jashtë. Ndaj gruas është ngritur kallëzim kundërvajtës./Indeksonline/
Evo kako je žena o kojoj sam pisao pre neki dan prošla sve bezbednosne prepreke na Aerodromu Beograd a potom dospela čak do platforme i aviona Wizzaira u koji je pokušala da se ukrca. Velik blam za sve aerodromske službe zajedno.✈️ pic.twitter.com/ELkodDfoGW
— Peđa Vučetić (@Pedjijatar) January 12, 2025