75 Mall Live Search
15:31 / E Hënë, 13 Janar 2025 / k.v

Prokuroria e Ferizajt gjatë vitit 2024 ka ngritur 231 aktakuza për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2024, ka pranuar dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) kallëzime penale kundër dyqind e shtatëdhjetë e pesë (275) personave lidhur me veprat penale të dhunës në familje.

Ndërsa, gjatë vitit 2024, nga kjo prokurori janë ngritur dyqind e tridhjetë e një (231) akte akuzuese për veprat penale të dhunës në familje dhe dyqind e katërmbëdhjetë (214) viktima kanë qenë të gjinisë femërore dhe gjashtëdhjetë e një (61) të gjinisë mashkullore.

Po ashtu, gjatë vitit 2024, janë parashtruar pesëdhjetë e gjashtë (56) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të vazhdojë t’i trajtoj me seriozitet të gjitha rastet e dhunës në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar dhe luftuar veprat penale të kësaj natyre.