75 Mall Live Search
20:23 / E Hënë, 13 Janar 2025 / FR

Debate me këndvështrime të ndryshme e rrëfimi i një banori – Sonte në BBVK ju pret një natë zjarr

Sonte ani pse nuk ka Prime të Big Brother VIP Kosova 3, një super spektakël do ju pres.

Debate me këndvështrime të ndryshme, e tema të forta do të zhvillohen nga ora 21:00 në shtëpinë më të madhe në vend.

Kjo pasi dy moderatorët e emisionit “Kosova Today” të Klan Kosova, Jehona Bajrami dhe Kron Sadiku do të futen në shtëpi.

Diskutimet për finalistët do të ketë po ashtu këtë natë të zjarrtë.

E krejt në fund, do të jepet dhe rrëfimi i Leos.

Ndiqeni spektaklin drejtpërdrejtë në kanalin e Big Brother VIP Kosova në YouTube me fillim të orës 21:00.