Olluri i LDK-së, Kurtit: “Kyhi” në fjalimin e tij është Kosova jonë

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ardian Olluri, i ka reagur kryeministrit Kurti, pasi ky i fundit gjatë fjalimit ka e ka quajtur ‘’LDK-yhi’’.
Olluri, përmes një postimi në facebook u shprehë se “kyhi” është Kosova jonë. Ndërsa theksoi se Lumiri po vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet.
“Le t’i tregoj dikush Albin Kurtit, që prapashtesa “kyhi” në fjalimin e tij është Kosova jonë. Kosova, kryeministër i së cilës është tash e katër vite. Republika të cilën nuk e njohu, e përdhosi me të gjitha institucionet e saj deri sa erdhi në pushtet. E sot, natyrisht se e shohim këtë paraqitje të tij sepse edhe ai vet, e ka parë fundin e tij. Lumiri po vjen, Lidhja Demokratike e Kosovës po rikthehet“, ka shkruar Olluri./Indeksonline/