75 Mall Live Search
07:30 / E Martë, 14 Janar 2025 / AR

Parashikimi i motit, kaq do jenë temperaturat

Për sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë reshje të izoluara bore në zona të caktuara, sidomos në zonat malore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga verilindja, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 13-43 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -4 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej -1 deri në 2°C.