75 Mall Live Search
10:12 / E Martë, 14 Janar 2025 / Z S

Vendimi i gjykatës për kadetin e policisë që mbeti i vdekur në komunikacion, reagon babai i tij

Gjatë vitit 2022, kadeti i policisë, Flordian Shabaj, kishte mbetur i vdekur gjatë një aksidenti në komunikacion.

Të akuzuar në këtë rast ishin Arton dhe Nezir Duraku.

Sot është dhënë verdikti për dy të akuzuarit që shkaktuan vdekjen e kadetit të Policisë së Kosovës, Flordian Shabajt në një aksident trafiku më 2022.

Arton Duraku, u dënua me 6 vjet e 10 muaj burgim, ndërkaq, Neziri, me dhjetë muaj.

Lidhur me këtë rast për Indeksonline ka folur babai i Flordianit, Enver Shabaj.

”Diçka që nuk e kam pritë,as mendja nuk më ka shku që marrin vendim të tillë. Ai është i vetëdijshëm,po ashtu edhe trupi gjykues se më ketë vendim kanë sjell një vuajtje të madhe mbi familjen tim”, ka thënë Shabaj për Indeksonline.

Më tej ai thotë se Kodi penal i Republikës së Kosovës, është përefekt, ligjet janë prefekt ,por kur mes faqeve apo mes gishtave nderhyn politika dhe interesi personal shkilet trupi gjykues, eksperti i IML-së./Indeksonline/