75 Mall Live Search
23:45 / E Martë, 14 Janar 2025 / Gj. Sh

Skenë 3D, ja si ndodhi vrasja ndaj të riut në Fier-Vlorë (PAMJE)

Një skenë e atentatit në autostradën Fier-Vlorë, u rikrijua nga Euronews Albania.

Automjeti i Kristian Markut u ndoq nga një automjet tip Golf dhe sapo kaloi një karburant u qëllua drejt saj duke lënë të vdekur 30-vjeçarin.

Në vendngjarje u gjetën 11 gëzhoja, dyshohet të një pistolete Glock.

Pas të shtënave, makina e autorëve u largua drejt Vlorës, ndërsa automjeti i viktimës lëvizi edhe 400 metra përpara se të përplasej me trafikndarësen dhe një tjetër makinë, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Autorët dogjën automjetin e tyre 2 km larg, pranë zonës ”Kripa”.