75 Mall Live Search
08:37 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

Javë fantastike për Adrian Bajramin, pas titullit të fituar bën edhe debutim me Benfica-n

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Adrian Bajrami, mbrëmë bëri debutimin e tij të parë me fanellën e Benfica-s.

Bajrami luajti pesë minuta në fitoren e Benfica-s 3:1 ndaj Farense në Kupën e Portugalisë, shkruan Indeksonline

Kjo ishte hera e parë që Bajrami paraqitet me ekipin e parë në një ndeshje zyrtare.

Dhe kjo ndodhi vetëm pak ditë pasi fitoi titullin e tij të parë me fanellën e klubit portugez.

22-vjeçari ka kontratë me Benfica-n deri në vitin 2029, kurse vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është 1.5 milionë euro./Indeksonline/