Të shtëna me armë në Pejë, i dyshuari kërcënon policinë dhe paralajmëron vetëvrasjen

Policia në Pejë dje u njoftua se nё lagjen “Fidanishte”, nё rrugën “Ali Bajraktari”, kishte pasur tё shtёna me armë.
Sipas policisë, i dyshuari fillimisht ёshtё vërejtur me armё, duke u ekspozuar nё ballkonin e banesёs nё katin e tretё.
Ai kishte refuzuar tё dorёzohej, duke iu drejtuar zyrtarëve policorë se “nëse afroheni do t’ju gjuaj ose do ta vras veten”.
Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente, stafi menagjues i DRP-së Pejё dhe prokurori i shtetit, dhe pas njё kohe negociimi me tё dyshuarin, ai ёshtё arrestuar.
Nё banesën e tё dyshuarit janё gjetur dhe sekuestruar:
- Njё pushkё automatike, dhe njё karikator i sё njëjtёs armё;
- Njё armё pistoletё zoraki dhe njё karikator i sё njëjtёs armё;
- 36 fishekё të kalibrit 7.63×39;
- 35 fishekё të kalibrit 32 auto;
- Tri gёzhoja të kalibrit 7.63×39;
- Dy gёzhoja të kalibrit 32 auto;
- Njё thikё
Pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.

