75 Mall Live Search
09:38 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / k.v

Arrestohet pejani, shtiu me armë nga një ndërtesë kolektive

Pas disa të shtënave me armë zjarri në Pejë, një person është vërejtur në ballkonin e ndërtesës kolektive, duke ekspozuar një armë.

Policia ka intervenuar menjëherë dhe ai  fillimisht ka refuzuar t’u bindej urdhrave të zyrtarëve policorë duke i kërcënuar ata.

Më vonë ai është qetësuar dhe arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit  në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar:  një pushkë automatike, një pistoletë, dy karikatorë, 71 copë fishekë,  pesë gëzhoja dhe një thikë-bajonetë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.