Gjilani udhëton për në Turqi, paralajmëron perforcime të reja

Skuadra nga Superliga e Kosovës, Gjilani sot niset drejt Turqisë për t’i vijuar fazat përgatitore dimërore për edicionin 2024/25.
Në faqen zyrtare, klubi “kuqebardh” paralajmëron transferime të reja në merkaton e janarit, shkruan Indeksonline
Indeksonline mëson se Gjilanin pritet ta perforcojnë 3 apo 4 lojtarë të rinj, por emrat ende nuk janë bërë të ditur.
Skuadra nga Anamorava ka aranzhuar katër duele kontrolluese, më 18, 22, 25 dhe 28 janar.
Gjilani pritet të rikthehet në Kosovë më 29 shkurt, derisa do të bëhet gati për fillimin e pjesës pranverore të kampionatit, aty ku presin sfidat me Llapin në kampionat dhe me Vëllaznimin në Kupën e Kosovës./Indeksonline/