75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

Simon Simoni largohet nga Ingolstadti, portieri shqiptar afër marrëveshjes me klubin e ri

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni, e ka mbyllur më heret aventurën në Ingolstadt, në Bundesliga 3.

20-vjeçari ishte huazuar nga Eintracht Frankfurti, por për shkak se nuk kishte minutazh të mjaftuar, ai është rikthyer në klubin nga Bundesliga, shkruan Indeksonline

Por, ky kthim i tij ka një tjetër histori. Pasi Simon Simoni është duke kërkuar një klub të ri dhe siç raportohet, ai është afër marrëveshjes me Kaisterslautrenin.

Një marrëveshje huazimi, por që skuadra e Kaiser… mund ta blejë kartonin e plotë të portierit në fund të sezonit për 3 milionë euro./Indeksonline/