Kabashi-Muqaj përkrah fuqishëm gratë dhe interesin e tyre

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Serbeze Kabashi-Muqaj, ka nisur fuqishëm fushatën për mbështetjen dhe lobimin për të drejtat e grave.
Ajo është takuar me gra nga zonat rurale të Pejës, me të cilat ka bashkëbiseduar rreth perspektivës për punësim dhe pavarësim financiar.
“Ditën e katërt të fushatës e nisëm me një takim të rëndësishëm me gratë e zonave rurale, fermere, bletare dhe profesioniste të tjera, të cilat edhe një herë dëshmuan se potenciali i tyre është i pashtershëm dhe jetik për zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh ajo.
Kabashi-Muqaj u takua edhe me punonjëset e qendrës për të drejtat e grave “Forca e Gruas”, me të cilat diskutoi sfidat dhe nevojat e kësaj qendre.
Kabashi-Muqaj pranoi përkrahje të madhe nga gratë që kanë të njëjtin synim për të ardhmen.