Dyshja e famshme kapen “mat”, a janë në një lidhje?

Aktorja e famshme Sofia Vergara dhe kampioni i Formula 1 Lewis Hamilton, janë kapur nga paparacët pas një dreke të kaluar së bashku, ku në sytë e atyre që i panë janë dukur me plotë shkëndija romanticiteti.

Ata dukeshin shumë flirtues me njëri-tjetrin pas drekës në New York, diçka që e tregonin shumë qartë fytyrat e tyre. Sofia dhe Lewis u ulën pranë njëri-tjetrit në një tavolinë pranë dritares dhe njerëzit që ishin aty thonë se Sofia ishte aq e përfshirë në bisedë saqë mezi e preku ushqimin e saj.

Sofia prej dekadash është spikatur për bukurinë dhe elegancën e saj. Ajo sapo ka finalizuar divorcin me Joe Manganiello, por vallë a ka ndonjë plan për lidhje të re në horizont? Kjo na mbetet vetëm të presim.
