75 Mall Live Search
22:21 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / Z S

Hyseni: Llapi është më unik se kurrë, unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni ka mbajtur tubim elektoral në shkollën “Naim Frashëri”.

Ai nga aty është shprehur se Llapi është më unik se kurrë, unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovë.

”Mbrëmjen e përmbyllëm me takimin në shkollën “Naim Frashëri”, në qytet, me një pjesëmarrje masive. Më masive se e atyre që ishin mbledhur nga çdo skutë e Kosovës e kishin zbritur në Llap, për të bërë ftesë për mobilizim.Mirëpo Llapi është më unik se kurrë. Unik për frymën e ndryshimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës!”, ka shkruar Hyseni.

Ndryshimin për të cilin ka nevojë secili qytetarë në Llap e Kosovë, ka shtuar Hyseni./Indeksonline/