75 Mall Live Search
18:57 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Altin Krasniqi: PDK me mbështetje të fuqishme në Skenderaj, vendin e qëndresës dhe sakrificës

Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka theksuar mbështetjen e madhe që partia ka marrë në Skenderaj, vendlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes heroike Jashari dhe Presidentit Hashim Thaçi.

“PDK mori mbështetje të fuqishme për programin dhe vizionin e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza. Ky rajon, simbol i qëndresës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, vazhdon të jetë burim i përkrahjes për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin tonë për zhvillim ekonomik, arsim cilësor dhe forcimin e shtetit,” ka theksuar Krasniqi.

#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2 #AltinKrasniqi20./Indeksonline/