75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Z S

Manaj: Donika Gërvalla s’ka lidhje me rugovizëm

Istogu i Ibrahim Rugoves do ta jep verdiktin e vet me datën 9 shkurt! Lidhja Demokratike e Kosovës do ti fitoj zgjedhjet bindshëm!

Kështu ka deklaruar Shkamb Manaj kandidat i LDK-së për deputet.

Më tutje ai është shprehur se Donika Gërvalla s’ka lidhje me rugovizëm

”Albini jo se jo, por as Donika duke i shkuar mbrapa Albinit, nuk ka lidhje me rugovizëm!Ne jemi këtu. Ne që kemi dhanë edhe jetën për Rugovën dhe për Kosovën. Dhe ne jemi trashëgimtarët e vërtetë qe përfaqësojmë filozofinë politike e nacionale të Ibrahim Rugoves!”, ka shkruar Manaj.

Shihemi me 9 shkurt, ka shtuar në fund ai./Indeksonline/