75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 16 Janar 2025 / Gj. Sh

Khvicha Kvaratskhelia përmes një video konfirmon largimin nga Napoli, niset te skuadra e re

Khvicha Kvaratskhelia ka konfirmuar largimin nga Napoli.

Anësori gjeorgjian karrierën pritet ta vazhdoj te Kampioni i Frances, PSG, shkruan IndeksOnline.

Kvaratskhelia ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram, ku ka njoftuar largimin nga Napoli.

“Falë Napolit, qytetit, tifozëve dhe kujtimit të Diegos pasi nuk do ta harroj këtë ndjenjë magjike, qytetin dhe Scudetto që fituam së bashku. Faleminderit për gjithçka”, ka thënë ndër të tjera Kvaratrskhelia.

PSG do të paguaj plot 70 milionë euro drejt Napolit, për transferimin e tij./IndeksOnline/