Hyseni: Sfeqla e Ali Ajetit foli qartë, foli bindshëm, foli zëshëm LDK 124

Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni ka qëndruar në Sfeqël.
Ai ka shkruar se Sfeqla e Ali Ajetit foli qartë, foli bindshëm, foli zëshëm LDK 124.
”Në shkollën “Ali Ajeti”, u takuam sonte me banorët e Sfeqlës, diskutuam mbi programin tonë, por edhe për kërkesat e qytetarëve tanë e mbi të gjitha për nevojën për ndryshim, ndryshim të madh e të fuqishëm për të cilin sikur Llapi ka nevojë e tërë Kosova”, ka shkruar Hyseni.

Duke e theksuar qartë se për fatin e tyre vendosin vet ata, e thanë bindshëm se përcaktimi për LDK 124 është i pakompromis e i paalternativë në çdo lagje të Sfeqlës, ka shtuar më tutje ai./Indeksonline/