Pritje madhështore për Abdixhikun dhe Ardian Shalën në Vraniq e Mushtisht, përkrahësit e LDK-së nuk i zë salla

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka organizuar dy tubime të mëdha në fshatin Vraniq dhe Mushtisht.
Në këto tubime, ka marrë pjesë edhe kryetari i këtij subjekti, Lumir Abdixhiku.
Kryetari i LDK-së, në Suharekë, Ardian Shala, njëheresh kandidat për deputet nga radhët e LDK-së më numër 23 ka shkruar në Facebook se Rruga e Re po triumfon.
“Tërmet politik në Vraniq. LDK- sërish një me popullin”, ka shkruar ndër të tjera ai.