Diallo ”hero” i Manchesterit, i vetëm përmbys Southamptonin dhe i sjell tre pikë

Amad Daillo ishte hero i Manchester United ndaj Southamptonit.
Sulmuesi nga Bregu i Fildisht shënoi hat-trick brenda 12 minutave, duke përmbysur rezultatin dhe i solli tre pikë të rëndësishme, shkruan IndeksOnline.
Southamton shkoi në pushim me epërsi, ku Nabuel Ugarte shënoi autogol në minutën e 43-të.
Në minutat e fundit, ”Djajtë e kuq” bën mrekullinë, duke përmbysur rezultatin, ku Amad Diallo shënoi i vetëm tre gola.
22 vjeçari fillimisht shënoi në minutën e 82-të, e pastaj edhe në minutat 90-të dhe 90+4.
Me këtë fitore, United shkon në kuotën e 26-të pikëve dhe renditet në vendin e 12-të në tabelë, ndërsa Southampton është e fundit, me vetëm 6 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/