75 Mall Live Search
10:00 / E Premte, 17 Janar 2025 / H F

Pacolli takon një kryediplomat afrikan: Marrëdhëniet tona të forcohen sa më shpejt

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim miqësor me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë në Pragë, Republikën Çeke.

Gjatë këtij takimi, Pacolli theksoi rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, një nga shtetet më të mëdha në Afrikën Lindore, shkruan IndeksOnline.

“Një takim miqësor me ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë ne Pragë, RÇ. Tanzania, një nga shtetet më të mëdha në Afrikën Lindore, e ka njohur Kosovën në vitin 2011, pavarësisht presionit të madh nga fqinji ynë verior dhe aleatët e tij, megjithatë, ajo nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Për këtë arsye, është më së e domosdoshme që marrëdhëniet tona të forcohen sa më shpejt”, ka shkruar Pacolli.

Kreu i AKR-së vuri në dukje se është shumë e domosdoshme që këto marrëdhënie të thellohet sa më shpejt, duke shfrytëzuar mundësitë që ofrohen për të rritur bashkëpunimin dhe zhvillimin e përbashkët.