75 Mall Live Search
12:59 / E Premte, 17 Janar 2025 / G T

Çfarë po i bëni Laçit? Atmosferë pozitive te Sparta Praga para ndeshjes kundër Interit

Skuadra e Sparta Pragës u paraqit sot në stërvitje, për t’u bërë gati për ndeshjen e UEFA Champions League ndaj Interit.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet një atmosferë pozitive në klubin çek, shkruan Indeksonline

Dy lojtarë të Sparta Pragës i hipin mbi lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçit.

Është pikërisht Laçi që bën gjithmonë gjëra pozitive në skuadër, këtë e kishin treguar edhe futbollistët e Shqipërisë.

Kujtojmë që Sparta Praga me shqiptarët si: Rrahmani, Laçi, Krasniqi dhe Tuci të mërkuren luajnë ndaj Interit në Champions League./Indeksonline/