Fadil Aliu vizitoi klubin futbollistik “KF Rilindja” Prishtinë

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka vizituar sot Klubin Futbollistik “KF Rilindja”, Prishtinë.
Postimi i plotë i Aliut:
Sot, vizitova Klubin Futbollistik “KF Rilindja”, Prishtinë.
Interesimi, përkushtimi dhe puna e tyre duhet përkrahur në çdo hap, në mënyrë që të lehtësohet rruga drejt sukseseve.
Si Lidhje Demokratike e Kosovës, ndër prioritetet kryesore, kemi investimet konkrete në sport. Vetëm në kryeqytet, me programin Rruga e Re në qeverisjen e LDK-së parashihet të investohen 120 milionë euro.
Me këto investime brenda mandatit në Prishtinë, ndër të tjera parashihen të realizohen projektet, si: Qendra Kombëtare e Sportit në Bërnicë, e në këtë qendër do të vendoset Stadiumi Kombëtar me 25-30 mijë ulëse.
#BëhuNdryshimi #VotoLDK 124 #votolumirabdixhiku 1
#votofadilaliu 50
#120million
