75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 17 Janar 2025 / Z S

Kurti priti ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim në mëngjesin e sotëm ekipe të misioneve vëzhguese të zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Përgjatë këtyre takimeve u diskutua rreth procesit zgjedhor e zgjedhjeve të 9 shkurtit, si dhe rëndësisë së mbarëvajtjes së tyre.

Kurti theksoi se procesi duhet të jetë transparent e demokratik.

U konstatua se Kosova ka arritur të realizonte shumicën e rekomandimeve të partnerëve tanë ndërkombëtarë në lidhje me procesin zgjedhor, gjersa vendi ynë vijon të jetë shtet i pluralizmit politik dhe i garës së hapur e të drejtë për të gjithë./Indeksonline/