Rexha e Lushtaku takohen me hoxhallarët e Mitrovicës: Familja është burim i të gjitha të mirave

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Fatbardh Rexha, është takuar me Mërgim Lushtakun, me të cilin së bashku u pritën në Bashkësinë Islame të Mitrovicës, për namazin e Xhumasë.
Në Mitrovicë, Lushtaku e Rexha u takuan me hoxhën Ekrem Avdiu, si dhe atë Rexhep Lushta.
“Familja është trungu i burimit të të gjitha të mirave që ka përjetuar njerëzimi historikisht”, shkroi Rexha në Facebook.
Njëherazi, Rexha bëri thirrje edhe për të votuar PDK-në, në krye me Bedri Hamzën./IndeksOnline/