75 Mall Live Search
20:56 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Me helmeta në Junik, “bageri” i LDK-së

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Krenar Xhaferi, është shprehur se marshi i fitores po vazhdon edhe në Junik.

Xhaferi, përmes një postimi në facebook bëri të ditur se mori një dhuratë të veçantë si simbol të punës dhe nofkës që kam marrë gjatë këtyre viteve, një simbol të bagerit.

Ndërsa theksoi se “Bageri” simbolizon njeriun e punës, sepse shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta.

“Marshi i fitores po vazhdon edhe në Junik!

Nga Juniku mora një dhuratë të veçantë, të cilën ma dorëzoi kandidati ynë për deputet Demokrat K. Ganijaj, si simbol të punës dhe nofkës që kam marrë gjatë këtyre viteve – një simbol të bagerit.

Një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Junikut, Ruzhdi Shehu, për mbështetjen e tij.

Bageri simbolizon njeriun e punës, sepse shteti ndërtohet nga ata që mbajnë helmeta.

Vazhdojmë përpara!”, ka shkruar Xhaferi./Indeksonline/