75 Mall Live Search
20:40 / E Premte, 17 Janar 2025 / MSH

Rrahman Rama falënderon Shalën e Bajgorës: “Dëshmia e fitores së Bedri Hamzës!”

Kandidati me numër 7 në listën e PDK-së për deputet, Rrahman Rama, shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shalës së Bajgorës gjatë një takimi të mbajtur mbrëmë.

“I takova sonte shaljanët dhe, si gjithmonë, u ndjeva si në shtëpinë time! Shala e Bajgorës e ka treguar veten gjithherë, ndërsa sonte na dha dëshminë e fitores së Bedri Hamzës,” deklaroi Rama.

Ai vlerësoi shpirtin e bashkimit dhe përkushtimin e komunitetit, duke theksuar se mbështetja e tyre është jetike për të ardhmen dhe suksesin e Partisë Demokratike të Kosovës.