75 Mall Live Search
21:51 / E Premte, 17 Janar 2025 / FR

Ekrem Hyseni në Llap: Në rrugëtimin tonë drejt ndryshimit jemi më të bashkuar se kurrë

Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, gjatë ditës së sotme ka takuar banorët e Tërnavës në Llap e Gollak.

Hyseni, përmes një postimi në facebook u shprehë se mbështetja e secilit prej tyre është porosia më e qartë se Lidhja jonë dhe programi i saj po gëzon përkrahje të fuqishme kudo në Llap e Gollak.

Ndërsa theksoi se në këtë frymë do ta bëjmë ndryshimin e do ta bëjmë zhvillimin.

“Me banorët e Tërnavës diskutuam për programin “Rruga e re”.

Mbështetja e secilit prej tyre është porosia më e qartë se Lidhja jonë dhe programi i saj po gëzon përkrahje të fuqishme kudo në Llap e Gollak.

Në rrugëtimin tonë drejt ndryshimit jemi më të bashkuar se kurrë, ashtu siç do jemi edhe më 9 shkurt!

Në këtë frymë do ta bëjmë ndryshimin, do ta bëjmë zhvillimin!”, ka shkruar Hyseni./Indeksonline/