75 Mall Live Search
22:35 / E Premte, 17 Janar 2025 / MSH

Beqa, nga Novosella e Pejës: Të mobilizuar dhe më të bashkuar se kurrë për fitore

Partia Demokratike e Kosovës u tubua sot në Novosellë të Pejës, për të shpalosur programin e tyre qeverisës.

Kandidati për deputet nga kjo parti, Hajdar Beqa, u shpreh se pati nderin të jetë në mesin e bashkëpartiakëve, sidomos të Xhavit Halitit, që prejardhjen e ka pikërisht nga ky fshat.

!Sonte në Novosellë të Pejës, në vendlindjen e një prej figurave më të shquara të çështjes kombëtare, themeluesit dhe ideatorit të UÇK-së,  Xhavit Halitit, pata nderin të jem mes mbështetësve dhe anëtarëve tanë të partisë. Të mobilizuar dhe më të bashkuar se kurrë për fitore dhe për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar të Kosovës!, shkroi Beqa.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Beqa bartë numrin 31 në listën e PDK-së./IndeksOnline/