75 Mall Live Search
20:53 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / MSH

Gashi dhe banorët e Lubizhdës pajtohen se Bedri Hamza është kryeministri i ardhshëm

Kujtim Gashit sot iu bashkuan dhjetëra banorë të Lubizhdës së Prizrenit.

Takimi u bë me përkrahësit e Partisë Demokratike të Kosovës, ku u diskutuan çështje me rëndësi sa i përket situatës aktuale në vend dhe planeve për të ardhmen.

Gashi prezantoi përpara tyre programin qeverisës në krye me Bedri Hamzën, duke paralajmëruar që vetëm ky program është i duhuri për Kosovën.

“Në Lubizhdë të Qytetit, për të takuar strukturat partiake dhe për t’u mobilizuar fuqishëm drejt fitores së madhe të PDK-së dhe Kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza”, shkroi Gashi në Facebook.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Kujtim Gashi bartë numrin 15 në listën e PDK-së.