75 Mall Live Search
22:58 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / G T

Barcelona pa fitore në katër ndeshje në La Liga, mbetët mbrapa luftës për titull

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Getafes (1:1) në ndeshjen e javës së 20-të në La Liga.

Ekipi katalunas e nisi mirë ndeshjen, pasi në minutën e nëntë shënoi me anë të mbrojtësit, Jules Kounde, shkruan Indeksonline

Por, goli i barazimit erdhi në minutën e 34’të më anë të Arambarrit.

Në pjesën e dytë, skuadra e Hansi Flick tentoi të shënonte golin e fitores, por nuk e arriti këtë gjë.

Kështu shkon në katër numri i ndeshjeve pa fitore për ekipin katalunas.

Tani Barça ka 39 pikë në pozitën e tretë, pesë pikë mbrapa Atletico Madridit që është në pozitën e parë (44)./Indeksonline/